Këshilli për Ndihmë Juridike Falas (KNJF) i kryesuar nga z.Admir Salihu – Zv Kryesues i KNJF-së, me dt. 20.09.2022, mbajti takimin e rregullt mujor me këtë rend dite :
1. Miratimi i procesverbalit i takimit të fundit të KNJF-së
2. Rregullorja për Përcaktimin e Kritereve për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas nga Organizatat Joqeveritare përmes Partneritetit me Agjencinë për Ndihmë
3. Të ndryshme
Gjatë takimit u diskutua për të gjitha pikat e rendit të ditës dhe Këshilli për Ndihmë Juridike Falas, nxjerrë këtë:
Vendim:
- Aprovohet Rregullorja për Përcaktimin e Kritereve për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas nga Organizatat Joqeveritare përmes Partneritetit me Agjencinë për Ndihmë