Këshilli për Ndihmë Juridike Falas (KNJF) i kryesuar nga z. Beshir Islami – Kryesuesi i KNJF-së, me dt. 06.11.2020 mbajti takimin e rregullt mujor me këtë rend dite :
1. Miratimi i procesverbalit të takimit të fundit të KNJF-së
2. Qëndrimet lidhur me nxjerrjen e Vendimit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv
3. Raportimi i Drejtorit Ekzekutiv për ecurinë e punës në ANJF
4. Të ndryshme
Në takim morën pjesë të gjithë antarët e Këshillit për Ndihmë Juridike Falas dhe u nxjerrën këto:
Vendime:
- Iniciohet procedura e konkurimit për emërimin e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas .
- Znj. Anita Alaj Kalanderi, caktohet Ushtruese e Detyrës së Drejtoreshës Ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas deri në emërimin e Drejtorit Ekzekutiv.
- Formohet grupi punues për modifikimin dhe plotësimin e Strategjisë 2015-2019 të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas me këtë përbërje:
- Znj Lyra Çela
- Z. Admir Salihu
- Znj. Hidajete Vokshi