Këshilli për Ndihmë Juridike Falas (KNJF) i kryesuar nga z.Admir Salihu – Zv Kryesues i KNJF-së, me dt. 29.07.2022, mbajti takimin e rregullt mujor me këtë rend dite :
- Miratimi i procesverbalit i takimit të fundit të KNJF-së
- Shqyrtimi i draft Rregullores për Përcaktimin e Kritereve për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas nga Organizatat Joqeveritare përmes Partneritetit me Agjencinë për Ndihmë
- Të ndryshme
Gjatë takimit u diskutua për të gjitha pikat e rendit të ditës dhe Këshilli për Ndihmë Juridike Falas, nxjerrë këto:
Vendime:
- Vendim për inicimin e procedurës për nominimin e emrave për anëtarë të Këshillit nga Ministria e Drejtësisë
- Vendim për lidhjen e marrëveshjes për lejimin e dhënies së ndihmës juridike falas nga klinikat ligjore të Universitetit të Prishtinës – Fakultetit Juridik