Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konferenca “Të bashkuar për qasje në drejtësi për të gjithë” hap Javën e Ndihmës Juridike Falas

Sot me 16 Qershor 2025, në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas u mbajt Konferenca “Të bashkuar për qasje në drejtësi për të gjithë” e organizuar nga Ministria e Drejtësisë / Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe organizatat e shoqërisë civile, përkrahur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Fillimisht mori fjalën znj. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë e cila bëri hapjen e Javës së Ndihmës Juridike Falas nën sloganin “Mbroje të drejtën tënde”. Ndër të tjera ajo tha: “E drejta për mbrojtje ligjore është e drejtë themelore, dhe përmes këtij shërbimi, po sigurojmë që askush të mos mbetet vetëm përballë sfidave ligjore”.

z. Faton Jashari, U.D Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas foli për rëndësinë e qasjes në drejtësi si dhe deklaroi se “përgjatë Javës së Ndihmës Juridike Falas do të përqendrohemi në rritjen e vetëdijës së qytetarëve për shërbimet e ndihmës juridike falas, si dhe fuqizimin e tyre për të mbrojtur të drejtat që ju takojnë”.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka pasur në vazhdimësi bashkëpunim të mirëfilltë me institucionet ndërkombëtare, bashkëpunim i cili ka rezultuar edhe me përkrahje ndaj Agjencisë, për të vlerësuar kontributin e tyre, fjala iu dha z. Mark Lasser, Shef/Sekori për Ligj dhe Drejtësi – Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Më pas, nëpërmjet një paneli diskutimesh, u paraqit ndikimi i ndihmës juridike në “Qasjen e Grave në Drejtësi”, ku u theksuan praktikat më të mira dhe u promovua dialog dhe bashkëpunim mes institucioneve dhe shoqërisë civile. Pjesë e panelit ishin: znj. Anita Alaj Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme – MD, znj. Albina Shabani Rama, Kryetare – GJTH Prishtinë, znj. Flutura Berbati Zena, Drejtore e Departamentit Ligjor – ANJF dhe znj. Feride Rushiti, Drejtore Ekzekutive – QKRMT.

Nëpërmjet kësaj konference u bë hapja Javës së Ndihmës Juridike Falas e cila do të zgjas deri me 20 Qershor 2025 dhe pritet që gjatë këtyre ditëve të realizohen aktivitete të shumta që kanë për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për Ndihmën Juridike Falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors