Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, znj. Zana Bikliqi, zyrtare e lartë për ndihmë juridike në Zyrën Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Lipjan, realizoi një takim informues në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, së bashku me përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit.
Gjatë takimit, gratë e privuara nga liria u informuan për kompetencat dhe shërbimet që ofrojnë të dy institucionet, si dhe për mënyrat e qasjes në këto shërbime. Nga ana e ANJF-së, pjesëmarrëset u njoftuan me procedurat e kontaktimit të zyrtarëve për ndihmë juridike falas dhe me llojet e ndihmës juridike që mund të përfitojnë.
ANJF mbetet e përkushtuar për të garantuar qasje të barabartë në drejtësi dhe për të qenë sa më afër qytetarëve, në çdo rrethanë dhe pa dallim.