Me datë 22.11.2023, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi, organizoi takimin e dytë koordinues me Organizatat e Shoqërisë Civile që ofrojnë shërbime të ndihmës juridike falas.
Znj. Flutura Berbati Zena, zv. Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, hapi takimin duke falënderuar pranishmit për aplikimin në thirrjen publike për lidhjen e partneriterit me ANJF-në si dhe për pjesëmarrjen në këtë takim.
Ndër të tjera njoftoi për procesin e aplikimit nga OJQ-të dhe vlerësimin e kritereve nga Komisioni. Ajo theksoi se hyrja në partneritet me Agjencinë do të kontriboj që të ndërtohet një sistem i fortë i ndihmës juridike falas që është në shërbim të të gjithë qytetarëve.
ANJF dhe përfaqësuesit e OJQ-ve diskutuan mbi ofrimin e ndihmës juridike falas – trendet, të arriturat dhe sfidat si dhe u bë Prazantimi i planit Strategjik të ANJF-së 2021 – 2025. Po ashtu u diskutua mbi identifikimin e nevojave për trajnime.
Takimet koordinuese do të mbahen në baza kuartale dhe qëllimi i tyre është rritja e rolit drejtues të ANJF-së brenda mekanizmit koordinues drejtë zgjidhjes së çështjeve me rëndësi si dhe adresimit të sfidave duke standardizuar cilësinë e shërbimit të ndihmës juridike të ofruar