Agjencia për Ndihmë Juridike Falas së bashku me partnerët e saj do të organizoj aktivitete të ndryshme që do të ju ndihmojnë të kuptoni më shumë për të drejtën në ndihmë juridike falas dhe mënyrën se si mund të realizoni këtë të drejtë.
Përgjatë kësaj jave, nga data 15 deri më 19 Qershor 2026 do të jemi më pranë qytetarëve për të shpërndarë informacione, për të ofruar këshilla dhe për të promovuar qasjen e barabartë në drejtësi për të gjithë.
BASHKOHUNI ME NE në aktivitetet e Javës së Ndihmës Juridike Falas dhe kontriboni në rritjen e vetëdijes së çdo qytetari për qasje në drejtësi!