Sot, Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, realizoi një vizitë pune në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, ku u informua nga afër për rezultatet e arritura deri më tani, llojin e kërkesave që qytetarët paraqesin dhe mënyrën se si po ofrohen shërbimet në dobi të tyre.
Gjatë takimit, Ministri Sallahu vlerësoi punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit të Agjencisë, duke theksuar rëndësinë që kjo strukturë ka në sigurimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata me gjendje të rënduar ekonomike.
Ai gjithashtu shprehu zotimin se Ministria e Drejtësisë do të mbështesë fuqishëm Agjencinë në përmirësimin e kushteve të punës dhe avancimin e shërbimeve, me qëllim që ndihma juridike falas të jetë gjithnjë më e aksesueshme dhe më cilësore për qytetarët.
Në përmbyllje të vizitës, Ministri Sallahu theksoi se kjo mbështetje institucionale synon forcimin dhe garantimin e mbrojtjes efektive të të drejtave të qytetarëve në Republikën e Kosovës.