Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, znj. Valentina Bejtullahu, zyrtare e lartë për ndihmë juridike në Zyren Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Podujevë ka zhvilluar takime me përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale (QPS) dhe organizatës Hendikos – Podujevë

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave lokale në orientimin e qytetarëve drejt shërbimeve përkatëse, rritjen e vetëdijesimit për të drejtat ligjore dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

Këto takime kishin për qëllim informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre ligjore, mundësitë e përfitimit nga shërbimet e ndihmës juridike falas, si dhe promovimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me akterët lokalë, me qëllim që çdo qytetar të ketë qasje të lehtë dhe efektive në drejtësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors