Me datë 27 Gusht 2024, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka nënshkruar marrëveshje për partneritetit me Organizaten Joqeveritare, Qendra për Ndihmë Ligjore dhe Zhvillim Rajonal – CLARD e cila ofron shërbime të ndihmës juridike falas për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Me nënshkrimin e Marrëveshjeve për Partneritet po jetësohet Rregullorja për Përcaktimin e Kritereve për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas nga Organizatat Jo Qeveritare në Partneritet me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas në kuadër të transformimit të sistemit të ndihmës juridike falas.
Partneriteti me Organizatat Joqeveritare sjell një dimension të ri në misionin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët, jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbime juridike profesionale, efikase dhe efektive për qytetarët tonë.