Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për institucionalizimin e mekanizmit koordinues komunal për mbrojtje nga Dhuna në Familje – Pejë

Sot me datë 24 Nëntor 2023, me ftesë të Komunës së Pejës, zv.Drejtorja Ekzekutive znj. Flutura Berbati Zena ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për Institucionalizimin e Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore, Gjykata Themelore, Zyra për Mbrojtje të Viktimave, Qendra për Punë Sociale, Zyra për Barazi Gjinore, Drejtoria Komunale për Arsim, Drejtoria Komunale për Shëndetësi, Drejtoria për Mirëqenie Sociale, Qendra e Shëndetit Mendor, Zyra Komunale për Punësim, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, Strehimorja, Shërbimi Sprovues, Qendra e Mjekësisë Familjare dhe Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport.

Objekti i Memorandumit të Mirëkuptimit është koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve përgjegjëse në Komunën e Pejës për trajtimin e çështjeve të dhunës në marrëdhëniet familjare si dhe përmirësimit të nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors