Sot, më 12 Qershor 2023, Flutura Berbati Zena, zv. Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe z. Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve dhe bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkta në funksion të përmbushjes sa më të mire të mandatit ligjor të çështjeve me interes reciprok.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje bashkëpunimi, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe Akademia e Drejtësisë do të bashkërendojnë aktivitetet për avancimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, donatori GIZ gjatë këtij viti do të përkrah organizimin e 6 (gjashtë) trajnimeve nga Akademia e Drejtësisë për zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.