Me dt. 24.06.2022, znj. Anita Alaj Kalanderi, Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit oranizatën joqeveritare Alternative Dispute Resolution Center-Mediation Center Mitrovica (ADRC-MCM) .
Qellimi i marrëveshjes është bashkëpunimi në mes të subjekteve të lartëcekura dhe bashkërëndimi i aktiviteteve të ndërsjella në kuadër të projektit “ Drejt lehtësimit të qasjes në drejtësi në veri të Kosovës” të implementuar nga ADRC -MCM.
Memorandumi synon të promovoj përpjekjet e përbashkëta të dy palëve në mbështetjen e qasjes në drejtësi dhe ngritjen e kapaciteteve juridike në veriun e Kosovës përfshirë dhe avancimin e çështjeve me interes reciprok.