Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe OJQ ” Advancing Together” ( IT)

Me dt. 18.07.2022, znj. Anita Alaj Kalanderi, Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me organizatën joqeveritare OJQ ” Advancing Together” ( IT).

Qellimi i marrëveshjes është bashkëpunimi në mes të subjekteve të lartëcekura dhe bashkërëndimi i aktiviteteve për ndërgjegjsimin e personave të kthyer dhe personave të zhvendosur brenda vendit mbi rolin dhe përgjegjësitë e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, si dhe në ofrimin e ndihmës juridike falas nga ANJF-ja.

Memorandumi synon të promovoj përpjekjet e përbashkëta të dy palëve në mbështetjen e qasjes në drejtësi dhe ngritjen e kapaciteteve juridike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors