Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Novobërdë: Punëtori për të drejtat e grave në pronë dhe trashëgimi në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në bashkëorganizim me UNDP dhe ATRC, ka realizuar më 04.12.2025 punëtorinë me akterët komunal të Mitrovicës, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Gjatë punëtorisë u trajtua lidhja mes dhunës me bazë gjinore dhe të drejtave të grave në pronë dhe trashëgimi, duke theksuar rëndësinë e qasjes së barabartë në shërbime dhe mbështetjen ligjore për gratë dhe vajzat. Pjesëmarrësit diskutuan për përmirësimin e koordinimit institucional, identifikimin e boshllëqeve në mekanizmat ekzistues dhe hapat e nevojshëm për forcimin e reagimit lokal ndaj çështjeve të dhunës dhe barazisë pronësore.

ANJF mbetet e përkushtuar të ofrojë mbështetje juridike profesionale, duke kontribuar në fuqizimin e të drejtave të grave dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore në çdo komunitet.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors