Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, përmes Zyrës Mobile Lëvizëse, kanë realizuar një aktivitet vetëdijësues në Sheshin e Qytetit në Obiliq.
Gjatë aktivitetit është bërë shpërndarja e fletëpalosjeve informuese dhe informimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve lidhur me shërbimet e ndihmës juridike falas, kategoritë përfituese dhe procedurat për qasje në këto shërbime.
Qytetarët patën mundësinë të informohen për të drejtat e tyre ligjore dhe për mbështetjen që ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në realizimin dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave.
Përmes aktiviteteve të tilla, Agjencia synon të afrojë shërbimet juridike tek qytetarët, të rrisë vetëdijesimin për qasjen në drejtësi dhe të sigurojë që sa më shumë qytetarë të informohen për mundësitë që ofron ndihma juridike falas.