Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është e përkushtuar të realizoj misionin e saj madhor në ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetareve të cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre.
ANJF mbetet institucioni më i rëndësishëm në sistemin e integruar të ndihmës juridike, në drejtim të ofrimit të ndihmës juridike falas.
Gjatë periudhës Mars 2023, shërbime të ndihmës juridike falas kanë përfituar 612 qytetarë.
Telefono falas Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, përmes numrit të telefonit: 0800 11 777