Me datë 15 Nëntor 2023, zyrtari i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga Zyra Rajonale në Pejë, z. Blerim Shala ishte panelist në Sesionin e katërt informativ ligjor me komunitetin Rom për Qasjen në Drejtësi i organizuar nga projekti Eukojust. Panelist tjerë ishin edhe përfaqësues nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave si dhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.
Përfaqësuesi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas foli më shumë rreth funksionit, shërbimeve që ofron Agjencia, kritereve që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, procedurave të aplikimit etj.