Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, më 18 dhe 19 Qershor 2025, znj. Fane Berdynaj, Zyrtare e Lartë për Ndihmë Juridike në Zyren Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Pejë, realizoi vizita dhe takime me përfaqësues të institucioneve lokale dhe organizatave joqeveritare:
– znj. Samka Dranqolli – Zyra për Barazi Gjinore
– znj. Shpresa Lukaj dhe kolege – Qendra për Punë Sociale
– z. Demë Hasanaj dhe kolegë – Zyra për Mbrojtjen e Viktimave
– znj. Bukurie Muzlia dhe përfaqësues të OJQ-ve – Qendra e Kujdesit Ditor PEMA
Takimet u fokusuan në:
– Ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Zyrës Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Pejë, institucioneve komunale dhe organizatave lokale
– Promovimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët
– Shpërndarjen e materialeve informuese lidhur me shërbimet e ndihmës juridike falas
Secila nga këto institucione kontribuon çdo ditë në dhënien e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Pejës, varësisht nga fusha e tyre e veprimit. Prandaj, u takuam me ta që ta kenë prioritet promovimin dhe garantimin e qasjes në drejtësi për të gjithë.