Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtari nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Pejë, z. Blerim Shala ka vizituar institucionet në vijim: Komunën, Gjykatën Themelore, Qendrën për Punë Sociale, Zyren Komunale për Komunitete dhe Zyren Regjionale të Pensioneve. Ai takuar përfaqësuesit e këtyre institucioneve, ka bërë vendosjen e posterave si dhe shpërndarjen e broshurave informuese për ndihmën juridike falas.
Këto aktivitete i ka realizuar me qëllim që qytetarët që marrin shërbime nga këta akterë të informohen për punën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, si dhe nëpërmjet informatave të rritet vetëdija e qytetarëve për të mbrojtur të drejtat që ju takojnë.
Aktivitetet në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave, deri me 14 Qershor 2024 me qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për Ndihmën Juridike Falas.