Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Pjesëmarrja e Agjencisë së Ndihmës Juridike Falas në lanësimin e kursit “Qasja e Grave ne Drejtësi”

Znj. Flutura Berbati Zena, U.D Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, mori pjesë në lanësimin e kursit “Qasja e Grave ne Drejtësi” në kuadër të platformës HELP për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, e cila u organizua nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë. Ajo e fokusoi fjalën e saj në rolin e “Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas” në aksesin e grave në drejtësi dhe nënvizoi sfidat që ka pasur Agjencia në këtë aspekt.

Në këtë lansim përveç studentëve pjesëmarrës, të pranishëm ishin edhe Znj. Mary Ann Hennessey, Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe Prof. Muhamet Vokrri, prodekan në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Veprimtaria u përmbyll me një diskutim të gjallë të studentëve mbi pritshmëritë e tyre nga ky kurs HELP, të cilat ishin kryesisht në rritjen e njohurive të tyre mbi standardet dhe praktikat më të mira të Këshillit të Evropës me qëllim zbatimin e tyre.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors