Pas dhjetëra aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese nëpër komuna të ndryshme të vendit, Java e Ndihmës Juridike Falas u përmbyll sot me një aktivitet përplot energji në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Qytetarët patën mundësinë të informohen dhe të marrin këshilla juridike falas nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në bashkëpunim me partnerët tanë: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT), Advancing Together (AT), Social Housing and Property Rights in Kosovo (SHRPK) dhe Qendra për Ndihme Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD).
Gjatë Panairit të ndihmës juridike falas u shpërndanë materiale informuese për ndihmën juridike falas, procedurat e aplikimit, kriteret për përfitim dhe kategoritë e veçanta përfituese, në gjuhët zyrtare.
Zyra Mobile Lëvizëse e ANJF-së ishte në shërbim të qytetarëve, duke ofruar këshilla juridike si dhe duke i referuar rastet në zyrat më të afërta për trajtim profesional.
Me këtë aktivitet, mbyllim Javen e Ndihmës Juridike Falas, PLOT ANGAZHIM për drejtësi të qasshme për të gjithë!
Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan në këtë fushatë kaq të rëndësishme!