Me datë 01 Shtator 2023, zyrtari i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, z. Qëndrim Gashi ishte panelist në Sesionin e dytë informativ ligjor me komunitetin Rom për Qasjen në Drejtësi i organizuar nga projekti Eukojust. Panelist tjerë ishin edhe përfaqësues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës si dhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.
Përfaqësuesi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas foli më shumë rreth funksionit, shërbimeve që ofron Agjencia, kritereve që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, procedurave të aplikimit etj.
Sesioni i rredhes informativ ligjor për Qasjen në Drejtësi pritet të mbahet në Prizren.