Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, znj. Fjorda Mujollar, Zyrtare e Lartë për Ndihmë Juridike Falas në Zyrën Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Prizren, realizoi një takim me znj. Tringa Kasemi, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Barazi dhe Drejtësi dhe Bashkëkryesuese e Forumit të Organizatave të Shoqërisë Civile.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) dhe organizatave të shoqërisë civile në promovimin e qasjes në drejtësi dhe ofrimin e mbështetjes juridike për qytetarët, veçanërisht për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.
Po ashtu, u shkëmbyen informacione lidhur me shërbimet që ofron ANJF-ja, mundësitë e referimit të rasteve dhe rëndësinë e fuqizimit të partneritetit me shoqërinë civile për të siguruar qasje sa më të lehtë dhe efektive në drejtësi.
Znj. Kasemi vlerësoi rolin dhe angazhimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve.
Takime të tilla kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me shoqërinë civile, duke krijuar mekanizma më efikas për referimin e rasteve dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët në nevojë.