Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtarja nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Prizren, znj. Fjorda Mujollar ka realizuar takim me përfaqësues të Organizatës Joqeveritare “Durmish Asllano” në komunen e Prizrenit, organizatë kjo që ka në fokus komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Ajo informoi të pranishmit më shumë rreth funksionit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, shërbimeve, kritereve që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, procedurave të aplikimit etj. Njëherit ka shpërndarë fletëpalosje për anëtarët e kësaj organizate me qëllim rritjen e vetëdijës për ndihmën juridike falas si dhe fuqizimin e tyre për të mbrojtur të drejtat që ju takojnë.
Ky aktivitet u realizua nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas me përkrahjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi.