Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Prizren: Tryezë me akterët komunal dhe OJQ-të

Me datë 11 Qershor 2024 në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas me mbështetjen e GIZ, zyrtarja nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Prizren, znj. Fjorda Mujollar dhe zyrtari nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas Suharekë / Dragash realizuan “Tryezën e bashkëbisedimit me akterët komunal dhe OJQ-të” në Komunen e Prizrenit me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Përfaqësuesja nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas njoftoi pjesëmarrësit për fushëveprimin e ANJF-së, kriteret që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, kategoritë e veqanta të përfituesve, rastet që trajtohen dhe shërbimet profesionale juridike falas që ofrohen nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Prizren, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve me qëllim sigurimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Gjatë kësaj tryeze paneliste ishte Kryetarja e Gjykatës Themelore Prizren, znj. Shpresa Emra e cila ka treguar gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit mes institucioneve me qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Njëherit në këtë tryezë u diskutua edhe adresimi i sfidave të ndihmës juridike dhe promovimi i ofrimit të ndihmës juridike falas për komunitetet jo shumicë me qëllim të informimit për të drejtat e tyre ligjore dhe shërbimet e disponueshme.

Nëpërmjet takimeve të tilla me pjesëmarrjen e akterëve komunal dhe OJQ-ve synohet të ndërtohet një sistem më gjithëpërfshirës dhe efektiv i ndihmës juridike.

Kjo tryezë u organizua nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas me përkrahjen e GIZ.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors