Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Prizren: Vizitë në Qendren për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtarët e nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Prizren, z. Besnik Gashi dhe znj. Fjorda Mujollar vizituan Qendren për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve ku u priten nga Drejtorja Ekzekutive znj. Jubilea Kabashi me të cilën diskutuan më shumë rreth shërbimeve që Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ofron për viktimat e Dhunës në Familje, e që disa prej tyre kanë qenë të strehuara pranë kësaj qendre.

Përfaqësuesit e Zyres Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Prizren njoftuan znj. Kabashi se: Viktimat e Dhunës në Familje janë kategori të veqanta përfituese të ndihmës juridike falas dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka prioritet në trajtimin e këtyre rasteve, prandaj bashkëpunimi me strehimoren është i domosdoshëm.

Aktivitetet në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave, deri me 14 Qershor 2024 me qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për Ndihmën Juridike Falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors