Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Programi i Praktikës në bashkëpunim me Fakultetin Juridik

Sot, me datë 05.02.2025, nga bashkëpunimi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas me Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në kuadër të Klinikës Ligjore, në ANJF janë angazhuar tetë student të Fakultetit Juridik në programin e praktikës, për një periudhë katër mujore.

z. Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzekutiv në ANJF uroi studentët me rastin e fillimit të programit të praktikës dhe mirëpriti angazhimin e tyre me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të të rinjëve në fushën e ndihmës juridike falas dhe të drejtësisë. Programi i praktikës u jep mundësi studentëve në thellimin e njohurive për mandatin, rolin dhe funksionimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, dhe në veçanti njohuri lidhur me sigurimin e qasjes në drejtësi të qytetarëve nëpërmjet ndihmës juridike si dhe në realizimin e mborjtjen e të drejtave të tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors