Me datë 10 Korrik 2024, u realizua punëtoria mbi krijimin e treguesve të vlerësimit të performancës dhe përmbajtjes së instrumentit të matjes së kënaqëshmërisë të përfituesve e cila kishte për qëllim bashkë – krijimin e treguesve të vlerësimit të performancës për praktikuesit e së drejtës civile, familjare, pronësore, administrative dhe penale, si dhe përmbajtjen e instrumentit të matjes së kënaqëshmërisë të përdoruesve.
Gjatë punëtorisë u diskutua mbi identifikimin e treguesve (indikatorve) kryesorë të performancës si dhe zhvillimi i treguesve (indikatorve) veprues.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin edhe përfaqësues nga Organizatat Jo Qeveritare partnere të ANJF-së: Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Advancing Together si dhe përfaqësues nga radhët e avokatëve.
Kjo punëtori u udhëhoq nga konsulenti dhe eksperti i ndihmës juridike Mark Williams dhe u realizua me përkrahjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi.