Me datë 11 Korrik 2024, u realizua punëtori mbi metodologjitë dhe procedurat e vlerësimit të performancës për skenarët e ndryshëm të ofrimit të ndihmës juridike duke përfshirë avokatët me kohë të plotë të ndihmës juridike/mbrojtja publike, avokatët e kontraktuar nga ANJF, ofrimi i ndihmës juridike nga OJQ-të partnere, dhe avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare – ex officio.
Gjatë punëtorisë u diskutua mbi rëndësinë e vlerësimit të performancës si dhe të zhvillimit të procedurave të përshtatura të vlerësimit të ofrimit të shërbimeve juridike nga të gjithë ofruesit e ndihmës juridike.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin edhe përfaqësues nga Organizatat Jo Qeveritare partnere të ANJF-së: Instituti i Kosovës për Drejtësi, Advancing Together dhe Social Housing and Property Rights Kosovo si dhe përfaqësues nga radhët e avokatëve.
Kjo punëtori u udhëhoq nga konsulenti dhe eksperti i ndihmës juridike Mark Williams dhe u realizua me përkrahjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi.