Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Punëtoria e trembëdhjetë e fuqizimit operacional të Agjecisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF)

Me datën 26 Shkurt 2020, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe Aktiviteti “Drejtësia Vlen” zhvilloi Punëtorinë e 13-të të Fuqizimit Operacional me zyrat rajonale të Agjecisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF).

Drejtoresha ekzekutive-ZV, Znj. Anita Kalanderi prezantoi planin vjetor të veprimit për vitin 2020, i cili përfshinte tri objektiva

  • Forcimi i kapaciteteve dhe avancimi i sistemit të Ndihmës Juridike Falas
  • Përmirësimi i cilësisë dhe përgjegjësisë së shërbimeve dhe ndihmës juirdike falas
  • Fuqizimi i arsimit ligjorë dhe fuqizimi i qytetarëve

Ndër të tjera zyrtarët ligjorë bënë raportimin e tyre mujor duke theksuar arritjet kryesore dhe diskutimin e sfidave me të cilat përballen.

Në takim u dikutua rreth unifikimit nga të gjitha rajonet në lidhje me angazhimin e avokatëve në përputhje me listën e dhënë nga OAK-ja.

Drejtoresha ekzekutive-ZV, theksoi se Aktivitetet e Javës së Ndihmës Juridike Falas do të organizohen në fillim të qershorit.

Per platformën E-Pasuira – Mbikëqyrësit e zyrave rajonale u trajnuan për përdorimin e platformës E-Pasuira. Përmes kësaj platforme, zyrat rajonale do të jenë në gjendje të paraqesin nevojat e tyre në Zyrën Qendrore në mënyrë më efektive dhe ANJF-ja do të përmirësojë menaxhimin e burimeve të saj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors