Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Qytetarët ndajnë përvojat e tyre mbi rëndësinë e ndihmës juridike falas

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, priti sot një grup qytetarësh përfitues të shërbimeve nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Gjatë takimit, qytetarët ndanë përvojat e tyre të drejtpërdrejta, duke theksuar se ndihma juridike falas u ka mundësuar realizimin e të drejtave të tyre ligjore dhe u ka dhënë ndjenjën e respektit dhe vlerësimit nga shteti i tyre. “Ky është shteti që punon për qytetarët”, u shpreh njëri nga të pranishmit.

Nga ana e tij, Ministri Sallahu vlerësoi rëndësinë e punës së Agjencisë dhe shprehu zotimin e tij për ta mbështetur më tej, në mënyrë që shërbimet të jenë edhe më efikase dhe më të afërta për qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës.

Ai theksoi se forcimi i kapaciteteve të Agjencisë do të garantojë qasje të barabartë në drejtësi dhe trajtim të dinjitetshëm për çdo qytetar që kërkon ndihmë juridike falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors