Sot me datë 22 Nëntor 2024, me rastin e themelimit të Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Rahovec, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka organizuar Tryezë të rrumbullakët me akterët komunal dhe OJQ-të në Komunen e Rahovecit.
z. Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzeutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas hapi tryezën dhe theksoi rëndësinë shtrirjes së ndihmës juridike falas edhe në komunen e Rahovecit si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me akterët komunal dhe organizatat jo qeveritare në nivel lokal me qëllim të sigurimit të qasjes në drejtësi për të gjithë.
z. Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit ka cilësuar të nevojshme këtë veprimtari dhe është zotuar se do të përkrahë Zyren Mobile për Ndihmë Juridike Falas Rahovec nëpërmjet së cilës qytetaret e komunës kanë mundësi për të realizuar të drejtat e tyre dhe të kenë qasje të barabartë në drejtësi sikurse edhe qytetet tjera të Republikës së Kosovës.
Komuna e Rahovecit ka siguruar hapësirat e punës për Zyren Mobile për Ndihmë Juridike Falas Rahovec dhe në vazhdimësi do ta mbështes funksionimin e kësaj zyre – tha kryetari Latifi.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe përfaqësus nga Komuna e Rahovecit, Stacioni Policor, Qendra për Punë Sociale, Zyra e Pensioneve, Zyra për punësim, Shërbimi Sprovues etj. si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale.
Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Rahovec, gjendet në objektin e Komunës, kati 2. Orari i punës: E enjte – E premte, duke filluar nga ora 8:00 deri 16:00.
Telefono në 046/232-488 ose kontaktoni në email adresën: info.anjf@rks-gov.net
Ky aktivitet është mbështetur nga OSCE.