Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Rahovec | Vizita në institucione lokale për fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, z. Agron Kastrati, Zyrtar i Lartë për Ndihmë Juridike nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Rahovec ka realizuar disa takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve lokale në Komunën e Rahovecit, me fokus në rritjen e qasjes në drejtësi për qytetarët që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet juridike.

Njëri nga takimet u zhvillua me z. Qemajl Krasniqi, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ku u diskutua mbi rolin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në ofrimin e shërbimeve ligjore falas, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në përkrahjen e kategorive më të cenueshme të shoqërisë.

Po ashtu, u realizua takim me zyrtaret e Skemës Sociale dhe Shërbimeve Familjare të Qendrës për Punë Sociale në Rahovec, ku u prezantua: Rëndësia dhe funksionimi i Ndihmës Juridike Falas në Republikën e Kosovës;, Shtrirja e këtij shërbimi përmes zyrave rajonale dhe mobile; Kriteret ligjore për përfitim nga ndihma juridike falas etj.

Zyrtaret e QPS-së shprehën mirënjohje për punën e Zyrës për Ndihmë Juridike Falas dhe konfirmuan gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në ofrimin e mbështetjes për qytetarët, me qëllim që të avancohen të drejtat dhe qasja në drejtësi për të gjithë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors