Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ri-funksionimi i Klinikës Mobile të ANJF-së

Me datë 30.08.2024, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) dhe Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qëllim të ri-funksionimit të Klinikës Mobile të ANJF-së.

ATRC është duke implementuar grantin Nisma për të Drejtën e Pronës (PIAKOS) dhënë nga Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim (SPF), në kuadër të Bankës Botërore, projektit PIAKOS, andaj Klinika Mobile e ANJF-së do të përkrahet për 12 muaj, Tetor 2024 – Shtator 2025.

Njëherit nëpërmjet këtij memorandumi do të bëhet sigurimi i kornizës bashkëpunuese midis palëve, lidhur me koordinimin e përpjekjeve të komunikimit dhe ndërgjegjësimit publik në shpërndarjen e mesazheve për të drejtat pronësore, dhënien e ndihmës juridike mbi realizimin e titujve të pronës etj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors