Me datë 23 Nëntor 2023, përfaqësues nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas mbajtën sesion informues mbi ndihmën juridike falas për komunitetet jo shumicë në Rajonin e Pejës.
Ky sesion u realizu me qëllim të informimit të qytetarëve rreth Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe qasjes në drejtësi nëpërmjet shërbimeve juridike falas që ANJF ofron.
Përfaqësuesit e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas informuan të pranishmit më shumë rreth funksionit, shërbimeve që ofron Agjencia, kritereve që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, procedurave të aplikimit etj.