Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sesione trajnimi në lëminë penale për zyrtarët e ANJF-së dhe OJQ-të partnere

Gjatë muajit Shtator zyrtarë nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe nga OJQ-të partnere morën pjesë në një seri sesione trajnimi 5 (pesë) ditore, të cilat u përqendruan në fusha kryesore brenda të lëmisë penale si:

• Zbatimi i Ligjit me të favorshem, Shkaqet e Përjashtimit të Kundërligjshmerisë, Pjesa e Posacme e së Drejtës Penale dhe Veprat Penale kunder integritetit Seksual.

• Cilësia e kryerësve – kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit, Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së.

• Fazat e procedurës penale, Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit.

• Mjetet juridike dhe procedurat e veçanta.

• Parimet e drejtësisë për të mitur si dhe Masat dhe Dënimet ndaj të miturve.

Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Këto sesione do të shërbejnë për të përmirësuar aftësitë dhe ekspertizën e zyrtarëve, duke i fuqizuar ata që të shërbejnë në mënyrë efektive tek të gjithë qytetarët, veçanërisht tek grupet e margjinalizuara. Trajnimet e tilla kanë për synim që të kontribuojnë në një sistem drejtësie më të qasshëm dhe të drejtë në Kosovë.

Ky trajnim u mbështet nga GIZ Kosovo, ndërsa u realizua në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors