Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Shtime | Takime zyrtare në instuticione lokale me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit

Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, me 19 dhe 20 Qershor 2025, znj.Zana Bikliqi Bërbatovci, Zyrtare e Lartë për Ndihmë Juridike në Zyrën Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Shtime, realizoi takime zyrtare me përfaqësues të institucioneve lokale dhe organizatave joqeveritare:

– Z.Qemajl Aliu – Kryetar i Komunës së Shtimes,

-Znj.Drita Bytyqi – Zyrtare policore në Njesinë për dhunë në familje/Stacioni Policor Shtime,

– Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Shtëpia ime”- Ferizaj

Takimet u fokusuan në:

-Vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstutcional në mes të institucioneve dhe Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Shtime,

– Shkëmbimin e të dhënave kyçe që ndihmojnë në informimin e qytetarëve,

– Rolin dhe rëndësinë e ANJF-së dhe institucioneve në rrugëtimin e përbashkët për lehtësimin e problemeve juridike të qytetarëve.

Takime dhe vizita të tilla janë gjithmonë frytdhënëse dhe i kontribuojnë përmirsimit të shërbimeve që këto institucione ofrojnë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors