Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Skënderaj | Vizitë në organizatën joqeveritare “Drugëza”

Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, sot më 20 Qershor 2025, zyrtarja e lartë për ndihmë juridike znj. Jehona Qerimi nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas Skënderaj, zhvilloi një takim të frytshëm me znj. Hana Zabeli, Drejtoreshë e Organizates Jo qeveritare “Drugëza”.

Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat që gratë përballen në qasjen në drejtësi, si dhe nevoja për të ofruar mbështetje juridike. Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit për ofrimin e mbështetjes së gjithanshme për vajzat dhe gratë si dhe lehtësimin e qasjes në drejtësi për to.

Ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim fuqizimin e grave dhe ofrimin e ndihmës juridike për të gjitha rastet që i plotësojnë kriteret ligjore apo bëjnë pjesë në kategoritë e veçanta përfituese të ndihmës juridike falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors