Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim i përbashkët me donatorë

Sot me datë 03.04.2024, znj. Flutura Berbati Zena, zv. Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas me bashkëpuntor, mbajti takim me përfaqësues nga radhët e donatorëve USAID – Projekti i Drejtësisë, GIZ, OSCE dhe UNHCR. Qëllimi i takimit ishte bashkërendimi mes ANJF-së dhe donatorëve në funksion të realizimit të aktiviteteve që planifikohen të realizohen gjatë vitit 2024 konform Planit të Punës dhe Planit të Performancës së ANJF-së me mbështetjen e tyre.

Përfaqësuesit nga rradhët e donatorëve u zotuan se edhe më tutje do të vazhdojë bashkëpunimi në projektet e përbashkëta për Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, andaj znj. Berbati Zena falenderoj përfaqësuesit nga USAID – Projekti i Drejtësisë, GIZ, OSCE dhe UNHCR për përkrahjen e deri tanishme, duke theksuar se vazhdimi i përkrahjes nga donatorët do të kontribojë në avancimin e sistemit të ndihmës juridike falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors