Përfaqësuesja e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, znj. Pranvera Zeqiraj ishte paneliste në takimin informues me qytetarët e rajonit të Pejës, për të diskutuar lidhur me të drejtën e tyre për kompensim në rast të dëmit të shkaktuar nga autoritetet publike. Ajo njoftoi pjesëmarrësit për fushëveprimin e ANJF-së, rastet të cilat trajtohen dhe shërbimet profesionale juridike falas që ofrohen.
Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth legjislacionit aktual që mbështet të drejtën e qytetarëve për kompensim, rasteve të monitoruara në gjykatë që shërbejnë si shembuj frymëzues për qytetarët që duan të kërkojnë të drejtat e tyre, si dhe mbështetjen që ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas – Republika e Kosovës për ata që nuk kanë mundësi financiare.
Ky aktivitet u realizua nga D+ në kuadër të projektit “Promovimi i procedurave të drejta administrative për qytetarë dhe biznese” i cili mbështetet nga zyra e BE-së në Kosovë.