Me datë 03.03.2025, z. Faton Jashari, U.D Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas me bashkëpunëtor, mbajti takim me përfaqësues të GIZ-it gjerman si një ndër partnerët kryesor të ANJF-së. Qëllimi i takimit ishte koordinimi në funksion të realizimit të aktiviteteve që planifikohen të realizohen gjatë vitit 2025 me përkrahjen e tyre.
Këto aktivitete do të realizohen konform Planit të Punës dhe Planit të Performancës së ANJF-së. Përfaqësuesit e GIZ theksuan vazhdimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta për Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, andaj z. Faton Jashari falenderoi përfaqësuesit e GIZ për përkrahjen e deri tanishme, duke theksuar se vazhdimi i përkrahjes nga donatorët do të kontribuojë në avancimin e sistemit të ndihmës juridike falas.