Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim me përfaqësues të Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, znj. Mirsije Ajvazaj, zyrtare e lartë për ndihmë juridike në Zyrën Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Kamenicë, së bashku me znj. Mirsije Kastrati nga Sektori për Dhunë në Familje në Stacionin Policor në Kamenicë, kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, orientimin e qytetarëve drejt shërbimeve përkatëse, si dhe ofrimin e mbështetjes juridike për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, me fokus të veçantë tek viktimat e dhunës në familje.

Takimi kishte për qëllim rritjen e vetëdijesimit për të drejtat ligjore të qytetarëve, mundësitë e përfitimit nga shërbimet e ndihmës juridike falas dhe forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve që ofrojnë mbështetje dhe mbrojtje për qytetarët në nevojë.

Pas takimit u shpërndanë materiale informuese për qytetarët, me qëllim informimin dhe vetëdijesimin e tyre lidhur me të drejtat dhe shërbimet që ofrohen nga institucionet përkatëse.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me akterët lokalë, me qëllim që çdo qytetar të ketë qasje të lehtë dhe efektive në drejtësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors