Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim me përfaqësuesit e USAID Justice Activity in Kosovo

Me dt. 11.02.2022, znj. Anita Alaj Kalanderi Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, priti në takim përfaqësuesit e USAID Justice Activity in Kosovo.

Në këtë takim u prezantuan idetë nga ekipi fituesë nga hackathon, i cili fitoi çmimin për idenë në lidhje me bazën e të dhënave (databazë) për Agjencinë e Ndihmës Juridike Falas, që do të lidhë Agjencinë me palë të ndryshme të interesuara, siç janë OJQ-të që ofrojnë ndihmë juridike falas dhe sistemet përkatëse qeveritare, si dhe përmirësimin e shkëmbimit të të dhënave.

Anëtarët e ekipit fitues paraqitën idenë e tyre të konceptit në detaje për bazën aktuale të të dhënave që ka Agjencia, në mënyrë që të mos dyfishohet puna.

Në përfundim të takimit u dakorduan që të vazhdojnë tutje bashkëpunimin me qëllim të realizimit të projektit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors