Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takime zyrtare në Republikën e Shqipërisë

U.D. Drejtori i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, z. Faton Jashari së bashku me Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe përfaqësues të tjerë janë pritur në takim nga drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Ndihmë Juridike Falas z. Ergys Qirici si dhe përfaqësues të Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Vlorë dhe Organizatës Jo-fitimprurëse të autorizuar Qendra Psiko-Sociale Vatra.

Gjatë takimeve, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e drejtësisë dhe ndihmës juridike, ndarjen e eksperiencave dhe praktikave më të mira mes dy vendeve dhe rëndësinë e shkëmbimit të njohurive për të adresuar sfidat e përbashkëta.

Ministrja Haxhiut theksoi edhe rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe trajnimeve për profesionistët, duke synuar të rrisin efikasitetin e shërbimeve juridike për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors