Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimi i Institucionit të ANJF-së me Eulex .

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas

Eulex Europian Union Rule of Law Misssion

Drejtoresha Ekzekutive – Zv e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas Znj. Anita Alaj Kalanderi u takua me Ushtruesin e Detyrës së Shefit të Missionit Z. Cezary Luba.

Me 4 dhjetor Drejtoresha Ekzekutive – Zv e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Znj. Anita Alaj Kalanderi u takua me Ushtruesin e Detyrës së Shefit të Missionit Z. Cezary Luba, për të diskutuar për shërbimet të cilat i ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Drejtoresha Ekzekutive – Zv e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas Znj. Anita Alaj Kalanderi informoi se Agjencia për Ndihmë Juridike Falas e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, ofron ndihmë juridike falas për ata të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme për t’u siguruar qasje të barabartë në drejtësi, si dhe shprehu interesimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për të bashkëpunuar me EULEX- in.

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Missionit Z. Cezary Luba theksoi se puna e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas është shumë e rëndësishme për një sundim efektiv të ligjit në Kosovë. Meqë qasja e barabartë në drejtësi është një prej parimeve themelore të sistemeve demokratike funksionale.

Ai, gjithashtu, bëri të ditur se EULEX- i është i gatshëm që t’i shqyrëtoj mundësitë e Misionit për ta mbështetur këtë Agjenci.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors