Sot, me datë 29.08.2024, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, organizoi takimin e radhës koordinues me Organizatat e Shoqërisë Civile që ofrojnë shërbime të ndihmës juridike falas.
Konform marrëveshjeve përfaqësuesit e ANJF-së dhe Organizatave partnere raportuan mbi ofrimin e ndihmës juridike falas gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, trendet, të arriturat dhe sfidat. Po ashtu u diskutua lidhur me zhvillimin e databazës së ndihmës juridike falas si dhe u bë një prezantim i standardeve për ofrimin e ndihmës juridike falas dhe indikatorëve për vlerësimin e përformancës.
Ky partneritet me Agjencinë do të kontriboj që të ndërtohet një sistem i fortë i ndihmës juridike falas që është në shërbim të të gjithë qytetarëve. Takimet koordinuese do të mbahen në baza kuartale dhe qëllimi i tyre është rritja e rolit drejtues të ANJF-së brenda mekanizmit koordinues drejtë zgjidhjes së çështjeve me rëndësi si dhe adresimit të sfidave duke standardizuar cilësinë e shërbimit të ndihmës juridike të ofruar.
Ky takim u realizua me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi.