Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimi koordinues me OJQ-të ofruese të Ndihmës Juridike Falas dhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve për partneritet

Më 12 shkurt 2026, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), me përkrahjen e Advocacy Training and Resource Center – ATRC, organizoi Takimin Koordinues me Organizatat e Shoqërisë Civile që ofrojnë shërbime të ndihmës juridike falas.

Takimin e hapi Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzekutiv i ANJF-së, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi se partneriteti mes ANJF-së dhe organizatave joqeveritare i mundëson Agjencisë zgjerimin e shtrirjes së shërbimeve të ndihmës juridike falas, si dhe trajtimin e grupeve specifike të synuara, përfshirë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat e riatdhesuar, azilkërkuesit, personat pa shtetësi, komunitetet joshumicë, etj.

Gjatë takimit u prezantua raporti i rasteve të trajtuara gjatë vitit 2025 nga ANJF dhe OJQ-të partnere, duke reflektuar mbi punën dhe rezultatet e arritura në funksion të rritjes së qasjes në drejtësi për qytetarët. Po ashtu, u diskutua për forcimin e mekanizmit koordinues dhe thellimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile, me qëllim të avancimit të shërbimeve të ndihmës juridike falas në Republikën e Kosovës.

Njëherësh, u realizua edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të partneritetit mes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe organizatave që kanë riaplikuar për vazhdimin e partneritetit dhe kanë përmbushur kriteret sipas Rregullores MD Nr. 05/2023:

– Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT

– Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD

– Programi për të Drejtat Civile Kosovë – CRP/K

– Social Housing and Property Rights in Kosovo – SHPRK

Me nënshkrimin e marrëveshjeve për partneritet po jetësohet Rregullorja për Përcaktimin e Kritereve për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas nga Organizatat Joqeveritare në partneritet me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

Ky takim dhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve për partneritet mes ANJF-së dhe OJQ-ve u realizuan me përkrahjen e Advocacy Training and Resource Center – ATRC.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors