Me datë 14 dhe 15 Nëntor 2025, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka realizuar me sukses trajnimin dyditor “Buxhetimi Strategjik dhe Ekzekutimi i Buxhetit sipas Kërkesave të Thesarit të Shtetit”, i udhëhequr nga z. Muharrem Kosumi. Me pjesëmarrjen e zyrtarëve të Divizionit për Buxhet dhe Financa dhe Zyres së Drejtorit Ekzekutiv, ky trajnim ka ofruar një qasje të thelluar profesionale mbi Kuadrin ligjor të menaxhimit financiar publik dhe Procesin e planifikimit strategjik në institucionet publike.
Gjatë trajnimit u trajtuan këto tema kryesore: Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH), planet strategjike institucionale (PSI), lidhja me prioritetet qeveritare, Udhëzimi për Përgatitjen e Buxhetit (UPB), formatet dhe afatet, shembuj praktikë dhe Hartimi i objektivave strategjike, aktiviteteve dhe indikatorëve të performancës. Ndërsa dita e dytë u fokusua në: Alokimet buxhetore, angazhimet, pagesat përmes KFMIS, Raportet tremujore, raportet vjetore, përdorimi i indikatorëve dhe Lidhja ndërmjet planifikimit, prokurimit dhe ekzekutimit.
Në përmbyllje, pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikatat, duke konfirmuar angazhimin e tyre që gjatë punës së tyre të zbatojnë praktikat profesionale në Buxhetimin Strategjik dhe Ekzekutimin e Buxhetit sipas Kërkesave të Thesarit të Shtetit.