Më 12-13 Mars 2025, zyrtarët e Zyrave Rajonale dhe Mobile të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe OJQ-ve partnere morën pjesë në trajnimin dy ditor “Ligji për Konfliktet Administrative”.
Ky trajnim u fokusua në pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri rreth risive të Ligjit të ri për Konfliktet Administrative duke kontribuar në avancimin e aftësive të pjesëmarrësve rreth trajtimit të dispozitave të këtij Ligji. Metodologjia e trajnimit ishte e kombinuar, përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve, punës në grupe dhe prezantimit të rasteve praktike.
Ky trajnim u realizua nga Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ.